Publikohet propozim teksti i ligjit për shërbim të lartë të udhëheqjes

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, e publikoi tekstin e versionit të punës të Propozim ligjit për shërbim të lartë të udhëheqjes. Prej sot propozimi është i disponueshëm në Regjistrin e vetëm elektronik kombëtar të rregullave – RVEK, ku në të paktën 20 ditët e ardhshme, të gjithë të interesuarit do të kenë mundësi me komentet, vërejtjet dhe propozimet e tyre të kontribuojnë drejt përmirësimit të tekstit të Ligjit.

Marketing

Me propozim ligjin formohet komision për shërbim të lartë të[ udhëheqjes, të përbërë nga një numër i caktuar i anëtarëve, me merita të njohura profesionale, kredibilitet dhe integritet personal. Udhëheqësit e lartë do të punësohen përmes sistemit për merita dhe procedura të konkursit publik, në garë publike të disponueshëm për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut me arsim të lartë.

Nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës do të zgjidhet përmes procedurës individuale. Iniciativa për përmbushjen e pozitës së shërbimit të lartë të udhëheqjes (SHLU) do ta ketë ministri, gjegjësisht organi i pushtetit i cili është kompetent për menaxhim dhe monitorim me shërbimin ose trupin në të cilin është paraparë vendi udhëheqës. Iniciuesi do ta japë përshkrimin e përgjegjësive dhe detyrat e kësaj pozite.

“Me këtë Ligj bëhen një hap u madh në drejtim të profesionalizmit dhe departizimit të administratës publike. Kjo është një prej kërkesave kyçe të qytetarëve, por edhe të Bashkimit Evropian. Synimi i kësaj reforme është vendosja e standardeve të qarta dhe kritereve, si dhe transparenca e plotë gjatë përzgjedhjes dhe shkarkimit të udhëheqësve të institucioneve në Maqedoninë e Veriut”, kumtoi MSHIA.

Ministria dikasteriale tregon se në legjislacionin ekzistues nuk ekziston kufizim i qartë midis nivelit politik dhe profesional, gjegjësisht nuk është definuar dhe konfirmuar qartë përfshirja për shërbim të lartë të udhëheqjes.

“Maqedonia e Veriut është vendi i parë nga rajoni i cili përmes ligjit të ri obligohet të konfirmojë kritere të qarta për përzgjedhjen e kuadrove profesionale udhëheqëse. Kjo ndoshta është një prej hapave më të rëndësishme në procesin e profesionalizmit të administratës, që është një prej qëllimeve kryesore të procesit të reformës së administratës publike. Kjo do të arrihet përmes zbatimit të përforcuar të kapitujve të meritave, mundësi të barabarta dhe përfaqësim të drejtë. Me këtë koncept do të arrihet profesionalizmi i pozitave të larta udhëheqëse. Shërbimi i lartë udhëheqës i përfshin pozitat e larta udhëheqëse (drejtorë dhe sekretarë) me përgjegjësi të qarta udhëheqëse. Nuk ka të bëjë me funksione më të larta politike (ministra, zëvendësministra)”, informon Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

Ligji është i disponueshëm në linkun në vijim: https://ener.gov.mk/default.aspx?item=pub_regulation&subitem=view_reg_detail&itemid=R6x2TA4IiVCBOstULIubrg==

Në periudhën në vijim MSHIA do ta prezantojë tekstin e ligjit edhe në debatin publik me të gjitha palët e cenueshme. 

Marketing