Publikohet raporti paraprak për aksidentin fatal të Kobe Bryant

Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka nxjerrë një raport paraprak pasi analizoi mbetjet e helikopterit në të cilin po udhëtonte legjenda e NBA, Kobe Bryant dhe vajza e tij Gianna.

Marketing

Në më pak se dy javë pas rrëzimit fatal të helikopterit që i mori jetën Kobe Bryant, vajzës së tij dhe shtatë personave të tjerë, dihet se mjeti me të cilin po udhëtonte legjenda e Los Angeles Lakers, nuk kishte probleme motorike sipas një raporti të publikuar, përcjell lajmi.net.

Ekspertët thonë se ky studim ka treguar se motorët ishin duke punuar në kohën kur ndodhi aksidenti, kështu që vdekja e një prej basketbollistëve më të mirë në historinë e NBA, nuk lidhet me mos funksionimin e motorit.

Një dëshmitar i ka thënë ‘NTSB’ se helikopteri po flutoronte nëpër mjegull para se të rrëzohej në kodrën Calaasas në Kaliforni. Ky organ që po kryen hetimet, do të shikojë se çfarë roli ka luajtur moti në këtë aksident, megjithëse nuk do të ketë raport përfundimtar për të paktën një vit.

Marketing