Publikohet traileri i filmit “Falco”, Bes Kallaku ka një premtim (VIDEO)

Aktori i njohur shqiptar, Bes Kallaku, ka publikuar pamjet e para të filmit “Falco” për të cilin ka vite që po punohet në të.

Marketing

Artisti hyri në Instagram për të zbuluar pamjet e para dhe për të thënë se pas lëshimit të këtij filmi, do të ‘plasin’ të qeshura të mëdha.

“Pas me shum se 2 vite e gjysem pune, shum lodhjeje, sakrifice, ju premtoj se “Falco” do ju thyeje brinjet nga te qeshurat.
Eshte nje pasqyre e realitetit shqiptar, sjelle ne menyren me komike.
Ky, nuk eshte vetem filmi im, sepse nuk do isha ktu pa ndihmen dhe eksperiencen e gjithesecilit qe kam punuar gjate gjithe karrieres sime. Ky eshte filmi i Besit, i Top-Channel-it, i Portokallise, i te Dieles Shqiptare, i te gjithe juve qe me keni duartrokitur deri ktu.
I gjithe stafit dhe ekipit te filmit, i te gjithe aktoreve dhe atyre qe ndihmuan qofte edhe me nje gote uji”, ka shkruar Kallaku.

Theksojmë se Besi ka vite të tëra që merret me aktrim dhe ka goxha projekte të cilat njihen mirë nga publiku.

Marketing