Pasi Maqedonia mori ftesën për fillim të negociatave paraqasëse me NATO-n, kabineti i kryeminsitrit grek Aleksis Cipras publikon një pjesë të bisedës së shumëpërfolur telefonike mes tij dhe Zaevit, ditën kur janë pajtuar për marrëveshjen për emrin. Ciprasi paraqitet duke e pyetur Zaevin nëse e din rajonin e Prespës.

Aleksis Cipras, kryeministër grek
Ky është Ballkani, kjo është politikë. Ti do të ballafaqohesh me vështirësi, unë po ashtu do të ballafaqohem me vështirësi, por mendoj se historia do t’i arsyetojë vendimet tona.

Zoran Zaev, kryeministër
Ne jemi shumë të lumtur. Po, kjo është histori mik.

Aleksis Cipras, kryeministër grek
Do të jem i lumtur se do të jem kryeministri i parë që do ta vizitojë Maqedoninë e Veriut.

Video-materiali mbulohet kryesisht me pamje të 17 qershorit kur në Prespë nga dy ministrat e Jashtëm Dimitrov dhe Kocias u nënshkrua marrëveshja historike. Opozita greke, Demokracia e Re dhe lideri i saj Micotakis, thonë se Ciprasi i dha Maqedonisë pasaportën për integrim në NATO pasi njohu gjuhën dhe identitetin maqedonas.

Grekëve u thamë erga-omnes emrin Maqedonia e Veriut, kurse ne fituam erga omnes identitet maqedonas”, tha fjalë për fjale, kryeministri Zoran Zaev në intervistë për BBC-në. Përsëris, fjalë për fjale. Unë u them, ju jeni erga-omnes të rrezikshëm për interesat e vendit.

Dhe pushoni më të thirreni në argumentin qesharak se keni dhënë vetëm nënshtetësinë dhe jo nacionalitetin. Më thoni një vend në botë në të cilën të gjithë banorët do të kenë nacionalitet tjetër dhe nënshtetësi tjetër? – u shpreh Kirjakos Micotakis, kryetar i Demokracisë së Re.

Marrëveshja për emrin, është kushti i vetëm që Maqedonia duhet të zbatojë për anëtarësim të plotë në NATO.