Publikuan lajme të rreme për tërmetin, arrestohen dy gazetarë

Policia e Shqipërisë mbrëmë pas mesnatës ka arrestuar dy gazetarë të cilët publikuan lajmin e rremë se do të ketë tërmet të fuqishëm.

Marketing

Pas publikimit të lajmeve të rreme nga disa portale të cilat shkaktuan panik tek qytetarët ka ardhur edhe reagimi i Policisë së Shtetit.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka shoqëruar në Polici gazetarin e portalit “SYRI.net”, Aurel Rakipllari dhe gazetaren Daniela Grica e “Shekullit” të cilët kanë bërë publikim të rremë të lajmit për tërmetin me pasoja paniku te qytetarët, raporton TCH.Ja njoftimi i plotë i policisë:Menjëherë pas publikimit të një lajmi të rremë në portalin “SYRI.net” dhe më pas edhe në disa portale të tjera, se sipas parashikimeve të një sizmologu grek do ketë në orën 23.30 një tërmet të fuqishëm, lajm i cili shkaktoi panik të madh tek qytetarët të cilët braktisën banesat dhe dolën në rrugë, Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë kanë shoqëruar në Polici gazetarin e portalit “SYRI.net”, Aurel Rakipllari dhe gazetaren Daniela Grica e “Shekullit”, për veprime të mëtejshme, të cilët kanë bërë publikimin e këtij lajmi të rremë, me pasoja paniku te qytetarët.

Marketing