Pulisic për të ardhmen: Jam i lumtur tek Chelsea

23:54 | 14 Maj 2021

Marketing

Christian Pulisic ka folur për të ardhmen e tij.

Pulisic u bë temë e diskutimeve për largim nga mediat angleze, pasi ato cilësonin se amerikani është i pakënaqur me “trajtimin” nga Thomas Tuchel, shkruan lajmi.net.

Pulisic ka pasur një sezon relativisht të mirë që nga rikthimi i tij nga lëndimi, por po vazhdon të qëndrojë në bankën rezervë.

Thomas Tuchel deklaroi se ai beson që 22 vjeçari mund të ndikojë në ndeshje nga banka, për atë arsye ai e lë atë gjithmonë për pjesën e dytë. Por amerikani nuk e ka cilësuar këtë si problem.

“A jam i lumtur këtu? Padyshim që jam i lumtur këtu, kanë qenë dy vite të pabesueshme. Njerëzit gjithmonë kanë dyshuar duke thënë: ‘Oh, ai nuk po luan,  nuk dëshiron të qëndrojë këtu, apo ai dëshiron të shkoje diku tjetër’”, tha ai.

“Por unë jam gjithmonë i hapur për sfida dhe kjo nuk është ndryshe”, tha Pulisic.

“Unë dua të jem konkurrent dhe të meritoj vendim tim. Unë e dua klubin në të cilin jam dhe po shijoj kohën time këtu”, përfundoi Chirsian Pulisic./Lajmi.net/

Marketing