Pult informativ për qytetarët në Bankën popullore

Gjatë Ditëve të arsimimit financiar, prej sot e deri të premten, në hapësirat e Bankës popullore ka pult informativ, në të cilin në periudhën prej orës 10:00 deri në orën 13:00, të gjithë qytetarët e interesuar do të mund të marrin përgjigje për pyetjet e tyre nga sfera e punës qendrore-bankare tek ne.

Marketing

Qytetarët e interesuar do të mund ta vizitojnë edhe Muzeun e Bankës popullore.
Në Bankën popullore, sot dhe në dy ditët në vijim do të mbahen edhe prezantime edukative për sistemin pagesor dhe shërbimet pagesore, sistemin bankar dhe politikën monetare. Për praninë e këtyre prezantimeve, qytetarët patën mundësi të paraqiten gjatë dy javëve të kaluara.
Këtë vit, Ditët e arsimimit financiar mbahen me koncept tjetër nga të deritanishmit – koncept i dyerve të hapura për qytetarët.

Pulte informative me rastin e Ditëve të arsimimit financiar do të ketë edhe në ekspoziturat dhe filialet e disa prej bankave në vend, si dhe në kursimoret. Për herë të parë. bankat dhe kursimoret, pulte të këtilla do të kenë në disa qytete të vendit, me çka do të sigurohet përfshirje më e mirë e popullatës.

Marketing