Punë e kryer: Suarez arrin marrëveshje me Juventusin

Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez, ka arritur marrëveshje t’i bashkohet Liverpoolit.

Marketing

Lajmi bëhet i ditur nga Guillem Balague i BBC Radio.

Suarez do të transferohet në Serie A nga Camp Nou si një lojtar i lirë, ose ndoshta me një tarife nominale.

Uruguaiani ka edhe një vit në kontratën e tij që e nënshkroi në vitin 2016, por nëse do të luante 60 për qind të ndeshjeve gjatë sezonit 2020/2021, ajo do të zgjatej edhe për një vit tjetër.

Por, 32 vjeçari nuk është në planet e trajnerit Ronald Koeman, dhe Barcelona po negocion prishjen e kontratës, për t’i mundësuar largimin falas.

Në Serie A te Juventus, ai do të luajë përkrah Cristiano Ronaldos.