Punëdhënësit kërkojnë urgjentisht të formohet Qeveria dhe të sjell pako të re të masave antikrizë

Organizata e punëdhënësve kërkon formim të shpejtë të Qeverisë me qëllim të sillet pako e re e masave antikrizë.

Marketing

Kryetari i Organizatës së punëdhënësve, Angel Dimitrov ka thënë se veçmas në goditje është industria e tekstilit. Biznesi me qepjeën e pajisjes mbrojtëse dhe maskave po stagnon, ndërsa punëdhënësit alarmojnë se një numri të madh të konfeksioneve u kanoset mbyllja në tetor për shkak të kërkesës së ulët nga partnerët e tyre tradicional. Ankohen se tani janë lënë të vetëm të përballen kur një pjesë e madhe e punëtorëve janë në shtëpi. Ose janë pozitiv në koronavirus ose janë në izolim.

Dimitrov ka thënë se patjetër të sillet pako e masave me qëllim të ruhen vendet e punës, një nga masat e shembullit të Gjermanisë është shpenzimet për punëtorët për katër orë t’i mbulojë punëdhënësi, ndërsa katër tjera shteti.

Analiza e klasterit të tekstliit ka treguar se janë të mundura largime në këtë sektor, veçmas nëse pandemia me këtë intensitet vazhdon deri në fund të vitit. Kjo deri në vitin e ardhshëm do të nënkuptonte likuiditet më të vogël, ndërsa më shumë humbje të vendeve të punës. Një pjesë e fabrikave të tekstilit në Shtip që në korrik e kanë paralajmëruar mundësinë që numri i të punësuarve në këtë degë të përgjysmohet.

Ai kërkon Qeveria përmes sistemit elektronik për pagesën e rrogave në mënyrë rigoroze të kontrollojë nëse paratë kanë arrit deri të punësuarit dhe publikisht të publikojnë të gjithë që kanë bërë keqpëdorime. Por kërkojnë dispozita precize që të mos ketë manipulime.

Për shkak të koronaviorusit në pjesën lindore të shtetit në periudha të ndryshme përkohësisht janë mbyllur mbi 20 fabrika të tekstilit. Pjesa më e madhe në Shtip, ndërsa tjerat në Sveti Nikollë dhe Probishtip. Për shkak të situatës alarmante në Shtip një pjesë e konfeksioneve nga 1 gushti janë në pushim kolektiv vjetor. Një pjesë e madhe e tyre me punë fillojnë prej nesër.

Marketing