Punësime të reja në MASH, 500 asistentë arsimor

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka njoftuar se janë shpallur thirrjet publike për punësimin e 500 asistentëve arsimor, në pesë shkolla fillore, të cilët nga vjeshta do të jenë në mbështetje për nxënësit më zhvillim tipik të përfshirë në klasa të rregullta.

Marketing

Sipas Ministrise se Arsimit, asistentët do të përqendrohen në sigurimin e arsimit cilësor për studentin përmes bashkëpunimit me mësuesit dhe prindërit/ kujdestarët, profesionistët dhe ekipin gjithëpërfshirës të kujdesit për studentët.

Në të njëjtën kohë, ata duhet të inkurajojnë bashkëpunimin midis fëmijëve dhe komunitetit.

Ndërkaq, të ardhurat mujore janë 24.208 denarë, nga një total pre 40 orësh punë në javë. Asistentët arsimorë duhet t’i kushtojnë 20 deri në 30 orë mbështetjes së drejtpërdrejtë të studentit dhe mësuesit, dhe pjesën tjetër për përgatitjen dhe organizimin e punës së tyre.

Marketing