‘Punësimet partiake’, LSDM përgënjeshtron VMRO-në

Nga kabineti i kryeministrit Zoran Zaev kategorikisht kanë refuzuar si të pasaktë dhe të konstruuar gjoja komunikimin elektronik mes kryeministrit Zoran Zaev dhe një anëtari të dëshpëruar të partisë në pushtet.

Marketing

“Në mënyrë kategorike pohojmë se bëhet fjalë për lajm të rrejshëm, përmbajtje të konstruuar, manipulim grafik e cila ka për qëllim që të shpërndajë gënjeshtra dhe me këtë të dëmtoj imazhin e kryeministrit Zoran Zaev. Fuqishëm e dënojmë këtë veprim me të cilën janë shkelur principet e gazetarisë”, thuhet në reagimin e kabinetit të kryeministrit.

Ata thonë se të gjithë mediat që e kanë publikuar lajmin e rrejshëm duhet të njëjtin ta tërheqin dhe të mos lejojnë shpërndarjen e mëtutjeshme.

Marketing