Punësimet, ZAEV: Të mos keqpërdoret përkatësia etnike, zaptuesit e 20 % të largohen nga puna

Të gjitha vendet e punës së zaptuara në institucionet shtetërore, duke u deklaruar rrejshëm në përkatësi tjetër etnike duhet të anulohen, paralajmëroi kryeministri Zaev. Ai tha se vet asnjëherë nuk do të manipulonte me të dhëna personale për të zënë një vend pune në emër të 20%. Zaev tha se në çdo keqpërdorim të tillë ka intervenuar për të korrigjuar, por në praktikë ka shumë.

Marketing

Jo, unë jam maqedonas dhe gjithmonë do të deklarohem si maqedonas. Nuk ka nevojë për kurrfarë manipulimi të të dhënave, apo prononcimi të rrejshëm. Sepse nëse kemi shqiptar që është prononcuar si maqedonas apo maqedonas që është deklaruar si shqiptarë, apo nuk e di turku si rom atëherë kjo është mashtrim me të dhënat për të arritur një qëllim, që nënkupton më herët apo më vonë do të vërtetohet. Kudo që kam dëgjuar menjëherë kam intervenuar, kjo nuk guxon të keqpërdoret, duhet të korrigjohet duke u anuluar menjëherë – tha Zoran Zaev, Kryeministër i RMV-së.

Deputetja e VMRO DPMNE-së Gordana Silajnovska tha se duhet seriozisht të veprohet ndaj këtij fenomeni që do të ketë pasoja. Ajo tha se etnitetit duhet të jetë kriter plotësues, por jo bazik.

Nëse kombi është bashkësi imagjinare, secili mund të deklarohet si të dojë, madje edhe ta ndryshoj përkatësinë etnike. Por, deri në çfarë derexhe kanë arritur njerëzit!? Për të realizuar të drejtën e tyre të garantuar për punë, ku sipas Nenit 9 të Kushtetutës të gjithë janë të barabartë pavarësisht përkatësisë etnike, ata duhet ta ndërrojnë statusin etnik formalisht, për ta realizuar këtë të drejtë – tha Gordana Siljanovska-Davkova, deputete VMRO DPMNE.

Arbër Ademi nga BDI, parti e cila më shumë se një dekadë është në pushtet thotë se kjo çështje duhet të rregullohet me ligj.

Unë mendoj se më tepër duhet të punohet në gjetjen e zgjidhjeve ligjore, jo në kuadër të Ligjin për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi, por të ligjeve të tjera që rregullojnë krijimin e marrëdhënieve të punës duke respektuar përfaqësimin e drejtë dhe adekuat. Institucionet shtetërore qeverisëse, përfshirë këtu edhe Kuvendin do të ndërmarrin hapa konkret -deklaroi Arbër Ademi, deputet i BDI-së.

Pyetëm në Ministrinë e Shoqërisë Informative dhe Administratës se cilat janë këto ndryshime ligjore, të cilat do ta ndalonin këtë keqpërdorim, por Ministri Jeton Shaqiri nga radhët e BDI-së nuk u përgjigj. Punësime të vetë deklaruarve si shqiptarë ditëve të fundit ka pasur edhe në disa Institucione.

Marketing