Punësimi sipas çelësit etnik, Bekteshi: Lexoni programin qeveritar

Para për subvencioninimin e firmave private që punësojnë sipas çelësit etnik do të ketë, ishte i prerë ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, që përkujtoi se tashmë kjo çështje është pjesë e programit të miratuar qeveritar e vetëm kërkohen modalitetet si do të realizohet.

Marketing

“Sa i përket masave të tilla po shqyrtohen disa opsione se si e njëjta të fillojë të realizohet nga viti i ardhshëm. Më detajisht do lidhesha me programin qeveritar që është miratuar tashmë nga Kuvendi ( e titulluar shoqëri e njëjtë për të gjithë, faqja 39 paragrafi 3) atje do të shikoni se si afërsisht do të duket kjo masë.”,- deklaroi ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Sipas tij, është shumë me rëndësi që për të komentuar ligjet, ato fillimisht duhet lexohen nga të gjithë, edhe nga politikanët që i kanë votuar, edhe nga ata që duhet ti respektojnë. E kur bëhet fjalë për respektimin e ligjeve, edhe Bekteshi tregoi se i respekton ato, sidomos Ligjin për Dygjuhësinë.

Por fillimi i pres konferencës në shqip, nuk u prit mirë nga mediat maqedonase dhe Bekteshi u porositi se është mirë që të mësojnë edhe shqip, se u duhet.

“Gjuha është për të afruar njerëzit e është me rëndësi të kuptojmë se çdo gjuhë shtesë është vlerë e shtuar, kjo duhet të jetë kështu edhe për ju si gazetarë marrë parasysh se ka shumë funksionarë por keni edhe shumë kolegë që flasin në atë gjuhë.”,- theksoi ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Deklarimet për punësime sipas çelësit etnik edhe në sektorin privat, shkaktuan përplasje mes partnerëve të koalicionit.

Por në programin e qeverisë së re thuhet qartë se Qeveria do të thërrasë, inkurajojë dhe bashkëpunojë me sektorin e biznesit, kompanitë vendase dhe të huaja, që të mbështesin marrëdhëniet e mira ndëretnike dhe vlerat e tolerancës, përfaqësimit e besimit të ndërsjellë edhe në ambientet e tyre të punës, për të shfrytëzuar kështu potencialin e plotë njerëzor me të cilin disponon vendi ynë.

Marketing