Nën moton “Ta ruajmë Ambientin e sidomos hapësirat e gjelbërta të shkollave tona” në Janar të këtij viti punëtorët sezonal të Komunës së Çairit pastruan oborrin dhe parkun e shkollës fillore “Adem Jashari”.

Me kërkesë të banorëve dhe vizituesve të këtij parku në Çair ku tash në sezonin veror parku i kësaj shkolle është më i frekuentuar, Komuna e Çairit prap angazhoi punëtorët sezonal dhe inspektoratin për mirëmbajte të hapësirave të gjelbërta për pastrimin dhe rregullimin e hapësirave të gjelbërta në këtë shkollë.

Edhe kësaj radhe një dyzinë thasë me bërllog, kryesisht ambalazhë e ushqimeve e pijeve, por edhe mbeturina tjera, janë hequr sot nga oborri i shkollës “Adem Jashari”. Dallimi tashmë është i dukshëm dhe oborri i shkollës tani ka marrë pamje krejtësisht tjetër.

Me këtë rast, Komuna e Çairit u bën thirrje banorëve, vizituesve, prindërve dhe udhëheqësisë të shkollës që të kujdesen më shumë në të ardhmen, në mënyrë që të kemi një mjedis më të denjë.