Punëtorët shëndetësorë filmohen duke vallëzuar pa maska dhe dorëza brenda shtëpisë së pleqve në Melbourne, nuk respektohej distanca sociale

Një shtëpi e pleqve në Melbourne të Australisë është kritikuar pas publikimit të një videoje, ku punonjësit shëndetësor pa maska dhe doreza vallëzojnë në stilin e Bollywood-it me pacientët e moshuar.

Marketing

Videoja është filmuar të premten në shtëpinë e pleqve në AdventCare në lindje të Melbourne, ku kishin festuar ditëlindjen e një pacienti.

Videoja nga ahengu shfaq gratë e veshura me fustana të gjatë në stilin e Bollywood-it, duke vallëzuar derisa po pacientët shikonin. Ata mbahen për dore qëndrojnë afër njëri-tjetrit pa maskë, doreza dhe mjete tjera mbrojtëse.

Ajo është publikuar në platformën e TikTok me mbishkrimin: “Do të ishte mirë të mos ishin në karantinë. Nuk ka pasur distancë sociale dhe rrallë kush mbante maskë”.

Ahengu ishte organizuar me rastin e shënimit të ditëlindjes së një të moshuari, kurse punonjësve të shtëpisë së pleqve u ishte kërkuar që të mos publikojnë asgjë nga ahengu nëpër rrjete sociale.

Kujtojmë që nga 22 janari në shtëpitë e pleqve në Victoria janë shënuar 603 vdekje, e ky shtet në Australi të hënën ka regjistruar vetëm 11 raste të reja me COVID-19 si dhe dy të vdekur, që është numri më i vogël në tre muajt e fundit.

Në anën tjetër, policia në Victoria ka njoftuar se nuk ka patur ankesë nga askush, dhe se lidhur me videon e publikuar do të fillojnë hetimet.

Image
Image
Image
Marketing