Punëtorët turistikë: Konkurrenca jolegale dëmton sektorin turistik

Megjithëse në tregun turistik shërbimet e tyre i ofrojnë mbi 500 hotele dhe bujtina, të evidentuar janë vetëm 60 restorante dhe 150 hotele, thonë nga Shoqata e Hotelerisë dhe Turizmit.

Marketing

Konkurrenca jolegale dhe mungesa e kuadrit profesional janë pengesat për zhvillimin e këtij sektori, thonë punëtorët turistikë. Ata kërkojnë nga qeveria përkrahje dhe strategji për zhvillimin e këtij sektori.

“Një nga çështjet që Ministria e Ekonomisë duhet ta zgjidhë është regjistrimi i objekteve hotelerike. Në teren paraqitet një numër i madh i hoteleve dhe restoranteve, ndërsa në regjistër ky numër është shumë i vogël. Kemi 60 restorante dhe rreth 150 hotele të regjistruar, ndërsa vetëm hapni librin e artë dhe do të shihni se keni 500 bujtina dhe hotele në Maqedoni”,- tha Goran Damçevski nga Shoqata e Hotelerisë dhe Turizmit.

Po ashtu ata theksojnë mungesën e infrastrukturës që do të mundësonte qasje tek qendrat turistike në vend.
Megjithatë, të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave flasin se nga janari deri në shtator të këtij viti është shënuar rritjen në sektorin e turizmit për 13,6%, ndërsa të ardhurat devizore arrijnë në 196 milion dollarë amerikane.

Marketing