Punonte si kamarier, policia arreston shqiptarin duke shitur kokainë

Policia italiane ka arrestuar një shqiptar në zonën e Caorle, mbi të cilin rëndon shitja e lëndëve narkotike.

Marketing

Sipas medieve atje, shqiptari është identifikuar me inicialet S.D, 19 vjeç, që punonte si kamarier në një lokal.

Shqiptari u zbulua duke i shitur tri doza kokainë një turisti, që erdhi nga Pordenone.

Pas kontrollit të mëtejshëm, të ushtruar nga policia, të riut iu gjetën dhe sekuestruan 7 doza të tjera të së njëjtës substancë, me nga 1 gram secila.

Marketing