Qeveria në seancën e sotme ka shqyrtuar dhe miratuar Informacionin për realizimin e projektit për shfrytëzimin e shërbimit pushim dhe rekreacion për fëmijët e familjeve me asistencë sociale dhe fëmijëve që pranojnë pagesë shtesë për verën 2019.

Ministria e punës dhe politikës sociale obligohet që në afat prej pesë ditëve të sjellë Programë për pushim një javor për fëmijët e përfshirë në këtë projekt si dhe të publikojë Thirrjen publike në MRTV në të gjitha redaksitë si dhe në uebfaqen zyrtare të ministrisë për gjithë të interesuarit të clët duan të bëhen pjesë e këtij pushimi.