Puthja mes Ermalit dhe Elvanës, reagon gruaja e tij

lvana Gjata dhe Ermal Mamaqi janë protagonistët e komedisë romantike ‘2 Gisht Mjaltë’. Dedoemos ky film do të ketë edhe skena puthjeje e për këtë detaj u pyet edhe bashkëshortja e Ermalit në emisionin ‘Në kurthin e Piter Pan-it’.

Ajo nuk dha detaje nëse do të ketë ose jo skena të tilla, ndonëse shtoi se “jo çfarë ndodh në ekran është ashtu siç duket”.

Në vijim, e pyetur nëse do të ndihet komode “kur dy shokët e mirë Ermali dhe Elvana të puthen”, Ami u përgjigj shkurt: “Tani, nuk është se e shikoj përditë burrin të puthet me gra të tjera, por e kuptoj profesionin e tij.”

Fabula e “2 Gisht Mjaltë” ndërtohet rreth një historie shqiptare dashurie që ka brenda romancën, ndarjen, trishtimin, rilidhjen, dasmën, aventurën, çmendurinë etj.

Premiera do të jetë më 28 mars, në të gjitha kinematë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.

evn