Putin: Transferimi i gazit rus përmes Turqisë në Evropë do të ketë efekt në ekonominë evropiane

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, në inaugurimin e projektit të tubacionit të gazit natyror “Rrjedha Turke”, ka deklaruar se bashkëpunimi mes Rusisë dhe Turqisë zhvillohet në çdo fushë pavarësisht përpjekjeve t’i penguar ato.

Marketing

“Transferimi i gazit rus në Evropë përmes Turqisë do të ketë efekt në gjithë ekonominë evropiane”, tha Putin.

Duke folur për zhvillimet e fundit në rajon, Putin theksoi se “në këtë rajon ka tendenca drejt rritjes së tensioneve, ndërsa Turqia dhe Rusia, nga ana tjetër, shfaqin një prirje shumë ndryshe”.

Marketing