Putin vlerëson Trumpin dhe Kimin për “samitin e pashembullt”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, duhet të vlerësohen për vendimin e tyre për t’u takuar në Singapor, tha presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Marketing

“Udhëheqja verikoreane ka ndërmarrë disa hapa të papritur dhe të pashembullt për të lehtësuar tensionet”, tha Putin në një intervistë televizive në Moskë.

Trump ka marrë “një vendim të guximshëm dhe të pjekur” me planifikimin e takimit, tha Putin.

“Takimi do të ndodhë, presim rezultate pozitive”, shtoi ai.

Sipas një deklarate të Kremlinit, të lëshuar të mërkurën, Putin tha se Koreja e Veriut do të ketë nevojë për “garanci për sigurinë e saj absolute” përpara se të pajtohet për t’u çarmatosur nga armët bërthamore.

Marketing