Putini po rikthehet në Shkup, BE-ja po luan lojën e rrezikshme

Maqedonia pritet të mos marr datë në tetor të këtij viti për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, shkruan agjencia e lajmeve INA.

Marketing

Shtetet Anëtare të BE-së kanë dilema, për faktin se qeveria e Shkupit nuk ka arritur ta krijoj një sistem të besueshëm të drejtësisë dhe nuk e ka luftuar sa duhet krimin dhe korrupsionin.

Por, e gjithë kjo situatë ka ndodhur për faktin se kryeministri Zoran Zaev tërë mundin e tij e kishte përqëndruar në zgjidhjen e problemeve me fqinjët, duke harruar një mal më probleme në oborrin e shpisë.

Bashkimi Evropian po luan një loj të rrezikshme, duke mos e njohur angazhimin e Qeverisë Zaev në planin e jashtëm dhe duke mos e respektuar vullnetin e qytetarëve të këtij shteti për anëtarësim në BE dhe NATO.

Derisa në rastet tjera me anëtarësimin e Bullgarisë dhe Rumanisë ka shkelur parimet e saj, duke përdorur vendime politike si reagim ndaj politikave ruse dhe antiperëndimore, në këtë rastë duket pa plan dhe pa veprim konkretë.

Edhe fëmija i klasës parë e dinë se Maqedonia e Veriut nuk i plotëson qind për qind kushtet për anëtarësim në BE-së, por duhet gjetur mekanizma për ti dhënë perspektivë këtij rajoni.

Le ta ndimojnë Maqedonisë me fonde strukturore për ta bërë ekonominë e saj funksionale, le ta ndihmojnë duke i ofruar mbështetje të fuqishme në fushën e drejtësisë, por deri më tani asgjë konkrete nga BE-ja.

E gjithë, kjo situatë do ta rikthej Rusinë e Putinit në Shkup. Cdo hap mbrapa i BE-së, do të thotë një hap përpara për Rusin, e cila tashmë është e pranishme në Maqedoni

Me stagnimin e procesit të zgjerimit të BE-së në rajonin e Ballkanit, ndikimi rus në Maqedoni është rritur në masë të madhe.

Kryeministri rus, Vladimir Putin përmes fondacionit ‘Paqja ruse’, të cilin vet ai e ka themeluar përmes një dekreti, ka themeluar disa qendra ruse në Maqedoni.

Misioni fillestar është përhapja e kulturës, gjuhës dhe vlerave ruse si dhe përforcimi i marrëdhënieve miqësore mes dy vendeve.

Regjimi i kaluar në Maqedoni investonte me të madhe në rritjen edhe të ndikimit politik dhe ekonomik në Maqedoni.

Kjo arrihej përmes deklaratave dhe politikave kundështuese dhe duke sulmuar hapur përfaqësuesit e BE-së dhe SHBA-ve në Shkup.

Ndërsa, në planin ekonomik, ka pasur një favorizim të ndërrmarrjeve ruse për investime në Maqedonisë. Kjo është realizuar në mënyrë të drejtëpërdrejtë ose përmes firmave të regjistruara në vendet e treta, aziatike dhe evropiane.
Me rrëzimin e qeverisë Gruevski në Maqedoni, planet e Rusisë janë dekonspiruar. Një goditje e fuqishme këtyre politikave u është dhënë më 27 prill, ku u zbuluar ndëhyrja direkte e Rusisë dhe Serbisë në eliminimin e politikanëve që synonin dhe mbanin një kurs euro-atlantik.

Por duhet pranuar, se akoma ka element të rrezikshëm që vazhdojnë të mbështesin politikat ruse për destabilizimin e Maqedonisë dhe largimin e saj nga agjenda euroatlantike.

Do të ketë edhe tentative tjera në këtë drejtim, por qeveria aktuale dhe bashkësia ndërkombëtare duhet të jenë më vigjilente ndaj këtyre proceseve. Është momenti i fundit që Bashkimi Evropian të marr vendime konkrete dhe të hyjë në aksion. (INA)

Marketing