Pyetja e gazetarit lë pa fjalë për 20 sekonda kryeministrin (Video)

Një video e kryeministrit të Kanadasë, Justin Trudeau, i cili qëndron për më shumë se 20 sekonda pa folur pas pyetjes së një gazetari është bërë virale në rrjet.

Marketing

Heshtja e tij erdhi pasi iu kërkua të komentonte mbi atë që po ndodh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Të gjithë shohim të tmerruar atë që po ndodh në SHBA. Është koha të bashkojmë njerëzit, por edhe të dëgjojmë. Është koha të mësojmë çfarë është padrejtësia që vazhdon pavarësisht përparimeve përgjatë viteve apo dekadave. Por është edhe koha që në, si kanadezë, të pranojmë që edhe ne kemi sfidat tona”, u shpreh më pas kryeministri kanadez.

Marketing