Pyetja e re nga Serbia: Pse askush nuk po ka fuqi ta ndal 100 për qindëshin e Haradinajt?

Sot është dita e dhjetë e futjes së tarifës së 100 për qindëshit ndaj mallrave serbe që importohen në Kosovë.
Mediat fqinje, ato të Serbisë dhe Bosnjes e Hercegovinës, në vazhdimësi po shkruajnë për qëndrimin stoik të Kosovës komfort kësaj takse që i ka dëmtuar shtetet në fjalë.

Marketing

Sipas medies serbe “Blic”, përkundër që autoriteteve shqiptare iu bë presion i vazhdueshëm nga SHBA-të dhe BE-ja nuk është hequr taksa, transmeton lajmi.net.

Mirëpo sipas analistëve serb, presioni duhet të vazhdojë edhe më shumë nga Gjermania, BE-ja dhe SHBA-të, në mënyrë që mos të ketë më vazhdim të taksës për produktet serbe.

Sipas medies në fjalë pak pasi përfaqësuesja e lartë e BE-së për punë të Jashtme, Federica Mogherini bëri thirrje të hiqet tarifa, këshilltari i Haradinajt doli kundër.

“Do të dëshiroja që Mogherini dhe ekipi i saj të ishin të mobilizuar për implementimin e marrêveshjes për energji ashtu siç janë mobilizuar për hjekjen e taksës 100%. Befasuese të shohësh tērë këtë dinamikë, tërë këtë emocion në mbrojtje të interesave serbe. Fatkeqësisht, kjo qasje e njëanshme solli te dështimi i plotë i dialogut”, kishte qenë reagimi i Avni Arifit pas deklaratës së Mogherinit.

Në valën e presioneve ndaj Prishtinës (pas atyre të BE-së, presion pati edhe nga Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo) ka dalë dje edhe Stefan Seibert, zëdhënës i qeverisë së Angela Merkel. Ai bëri thirrje që udhëheqësit shqiptarë duhet t’i japin fund luftës tregtisë me Serbinë, duke thënë se qeveria në Berlin ka zero tolerancë për detyrimet doganore prej 100 për qind.

Dëshira e Prishtinës po forcohet, por a ka Perëndimi fuqia për të penguar qeverinë e Ramush Haradinajt?

Sipas profesorit të shkencave politike në Serbi, Boban Stojanoviq, vetëm SHBA-të mund të kenë ndikim mbi Kosovën andaj presioni i tyre duhet të vazhdoj direkt mbi kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ai thotë se bllokada e INTERPOL-it ishte shkaku kryesor që Kosova mori një vendim të tillë.

Mes tjerash, për tarifën e 100 për qindëshit, presidenti serb Aleksandar Vuçiq, kërkoi nga përfaqësuesit e serbëve në Kosovë protestat paqësore, demokratike dhe jo të dhunshme, “pavarësisht nga lëvizjet e mëtejshme të Prishtinës, njoftoi kryetari i Listës Serbe Goran Rakiq.

Mike Pompeo, sekretari i Shtetit në SHBA kërkoi nga autoritetet e Kosovës të heqin tarifat e mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina dhe tha se duhet të arrihet një marrëveshje mes vendeve.

Kjo komente ai i bëri në një takim me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ku gjithashtu kërkoi vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Tarifa vazhdon të mbetet dhe se sipas kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk do të tërhiqet edhe në qoftë se kjo do t’i kushtonte rrëzimin e qeverisë të cilën ai drejton.

Marketing