Qafë Thana në shqip(Foto)

Në nivel shtetërorë është duke vazhduar aksioni për ndryshimin e emrave të tabelave duke i zëvendësuar ato me emra në gjuhën shqipe informon Tetovasot

Marketing

Në vijë të kësaj prej sot janë ndryshuar edhe tabelat në Qafë Thanë.

Drejtori i NP “Rrugët e Maqedonisë së Veriut”tha se ky aktivitet i filluar para disa ditësh është duke përfunduar me sukses
me një angazhim të madh në nivel shteti për ndryshimin e emrave të tabelave dhe duke i zëvendësuar ato me emra shqip

Drejtori i NP “Rrugët e Maqedonisë”, Bekim Memeti është protagonisti i gjithë kësaj me përkrahjen e parezervë të BDI së përcjellë Tetovasot.Një njeri që udhëheq një institucion të rëndësishëm por që nën drejtimin e tij zonat shqiptare po shohin një ndryshim dhe lulëzim nga investimet e shumta në rrugë dhe infrastrukturë dhe së fundmi edhe çështja e mbishkrimeve në gjuhën shqipe është një akt i madh për shqiptarët shumicë në këtë vend ku meritojnë respekt dhe barazi me palën tjetër në çdo sferë.
Nga hyrja përmes Serbisë dhe deri në Qafë Thanë tabelat tashmë janë të shënuara edhe në gjuhën shqipe.

Ndryshe përpos emrit në tabelë, institucionet detyrohen që të bëjnë edhe disa ndryshime të cilat lindën pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës.