Qamili: Aq sa shteti është lojal për shqiptarët, aq janë edhe shqiptarët për shtetin

Albi Qamili nga Lëvizja Besa, i ftuar në emisionin “Rruga drejt” duke folur për zërin e rinisë në politikë dhe lojalitetin e qytetarëve ndaj vendit, shqiptarët në këtë aspekt janë lojal aq sa është shteti ndaj tyre. Ai shtoi se BDI-ja në 20 vjet në pushtet nuk ka punuar në këtë drejtim.

Marketing

Lojaliteti ngërthen disa elemente e një nga më të rëndësishmit është funksionimi i të drejtës. Funksionimi i shtetit të së drejtës krijon barazinë e qytetarëve. Ne si shqiptarë duam të jemi luajal ndaj shtetit, por aq sa bën shteti për ne, aq dhe shqiptarët janë luajal ndaj shtetit. Ne 8 muaj jemi në pushtet, kurse BDI-ja ka 20 vjet, dhe ne nuk mundemi për 8 muaj të bëjmë atë që nuk kanë bërë BDI-ja në 20 vjet.