Qarkullimi në rrugët urbane dhe inter-urbane zhvillohet i qetë

Qarkullimi nëpër rrugët e vendit po zhvillohet nëpër disa rrugë të lagështa.Intensiteti i qarkullimit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare, në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa të mëdha për hyrje dhe dalje nga shteti.

Marketing

LAMM informon se autostrada Miladinovc – Shtip, pjesa Miladinovc – Kadrifakovë dhe Kadrifakovë – Milladinovc nuk është lëshuar për qarkullim. Për momentin në autostradë kryhen kontrolle nga karakteri i sigurisë. Apelojmë tek të gjithë shoferët të mos e shfrytëzojnë autostradën

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm të automjetit,  veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropa, luginat e lumenjve dhe grykat malore ku ka mundësi për shembje. Kjo veçanërisht ka të bëjë për akset Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Më 04.04.2019 nga ora 11:30 për shkak të dëmtimit të urës në f. Vatasha në rrugën rajonale Kavadar – f.Mrezhiçko është vendosur ndalesë për automjete të rënda transportuese.

Shoqata ASFALT SHPKNJP Shkup njofton se për shkak të kryerjes së punëve ndërtimore për prishjen e stacionit pagesor Gradsko në periudhën nga 20.05.2019 deri më 17.08.2019 në rrugën magjistrale A1, pjesa Veles-Gradsko, komunikacioni do të zhvillohet në harmonizim me Lejen e regjimit kohor të komunikacionit.

Nga 20.05.2019 në aksin rrugor P2234 Jegunoc – Radushë do të kryhen sendërtim i rrugës me asfalt të ri në kohëzgjatje prej 30 ditëve.

Viadukt trejd njofton se nga 15.05.2019 ka filluar me kryerjen e aktiviteteve ndërtimore gjatë vendosjes së sinjalizimit në Rrugën rajonale P1402, pjesa Novo Sellë – kufiri me Bullgarinë, për çka do të bëhet ndryshim i regjimit të komunikacionit.

Viadukt Trejd informon se më datë 10.05.2019 ka filluar kryerja e aktiviteteve ndërtimore në rrugën rajonale P1401, Strumicë – Rabrovë për ç’arsye do të ndryshohet regjimi i komunikacionit.

Nga 09.05.2019 (e enjte) në aksin rrugor P1201 Mavrovë – Dibrës afër fshatit Skudrinjë, komunikacioni po zhvillohet në një korsi në gjatësi prej 150 metrave. Në vendngjarje është vendosur sinjalizim adekuat.

Strabag AG njofton se më 06.05.2019 ka filluar ndërtimi i LOT 7 Rehabilitim i rrugës magjistrale A4 Shtip – Radovish në lëvizjen nga Shtip Jug (Sofilari) – Buçim (km5+000 deri në km28+560).

Viadukt trejd njofton se prej datës 07.05.2019 filloi me realizimin e punëve ndërtimore gjatë vendosjes së rrethojave në Rrugën rajonale A1, në seksionin Demir Kapi – Udovë (afër tuneleve) për çka është bërë ndryshim i regjimit të komunikacionit.

SHN “Granit” SHA Shkup njofton se nga 06.05.2019 ka filluar me kryerjen e punëve ndërtimore – Rehabilitim të Rrugës rajonale P1205, pjesa Krupishte – Probishtip.

Nga Graniti njoftojnë se për shkak të rehabilitimit të aksit Jurumleri-Draçevë dhe aksi Draçevë – Oreshan – Taor, nga 15.04.2019 është vendosur regjim kohor në trafik në rrugët rajonale  Р1106 dhe Р2131.

Nga 20.05.2019 ka filluar asfaltimi i shtresës së fundit në pjesën nga Lisiçe e Poshtme drejt Jurumlerit. Komunikacioni do të jetë në ndërprerje deri më 24.05.2019.

Shoqata Asfalt SHPKNJP Shkup, njofton se për shkak të kryerjes së punëve ndërtimore për ndërtimin e sistemin elektronik për pagesë në stacionet pagesore, komunikacioni do të zhvillohet në pajtim me Lejet për regjim kohor të komunikacionit edhe atë në:

  • stacioni pagesor Gjevgjeli në periudhën nga 18.03.2019 deri më 18.09.2019 (pjesa Demir Kapi-Gjevgjeli)
  • stacioni pagesor Demir Kapi në periudhën nga 11.04.2019 deri më 18.09.2019 (pjesa Negotinë-Gjevgjeli)

NP Ilinden-Strugë njofton se nga 12.04.2019 për shkak të kryerjes së punëve ndërtimore, ndërtimit të mbikalimit për ZZHTI Strugë në aksin rrugor A2 f. Podmole – Strugë do të ketë regjim të përkohshëm të komunikacionit. Në vendin e ngjarjes do të vendoset sinjalizim i duhur rrugor.

Eskavatori MK njoftojnë se për shkak të rehabilitimit të rrugës rajonale P1204, pjesa Kumanovë – Shën Nikollë L+32km nga 28.03.2019 ka regjim të lejuar kohor të komunikacionit.

Për shkak të kryerjes së punëve ndërtimore (rehabilitim të asfaltit) në aksin rrugor A2 Kërçovë – Ohër (midis vendkalimit malor Presekë dhe f.Pesoçan) nga 02.04.2019 komunikacioni zhvillohet nën regjim të veçantë përmes kalimit nga njëra në korsinë tjetër. Në vendet e kryerjes së punëve ka sinjalizim të vendosur rrugor.

Prej 21.03.2019 në drejtimin rrugor rajonal R1103 Negotinë – Llakavicë do të kryhen punime në rrugë, rikonstruim i urës në lumin Vardar afër fshatit Pepelishte. Komunikacioni do të rikahëzohet nëpër rrugën f.Pepelishtë – Krivollak për automjete me peshë të përgjithshme deri 7,5 tonë. Në vetë vendin do të vendoset sinjalizim adekuat vertikal rrugor. Ky regjim rrugor do të zgjasë deri në përfundimin e aktiviteteve ndërtimore.

V.K Ilinden – Strugë njofton se me 16.02.2019 (të shtunën) për shkak të kryerjes i punëve ndërtimore në rrugë, drejtimi rajonal rrugor R1208 Ohër – Strugë, në pjesën F.Podmole deri Evrohotel – Strugë, do të jetë i mbyllur për të gjitha llojet e automjeteve deri në mbarimin e punëve ndërtimore. Në vet vendin është vendosur sinjalizim përkatës i komunikacionit.

Viadukt trejd nga 05.03.2019 kryen punë ndërtimore në regjim kohorë të komunikacionit në kohëzgjatje prej 4 muaj (120 ditë), në drejtimin nga pompa e benzinës Mak Petrol në rrugën JNA nëpër udhëkryqin me rrugën f.Vrutok Komuna e Gostivarit.

V.K Ilinden – Strugë informon se nga data 02.03.2019 kryen punë ndërtimore në rrugën rajonale Ohër-Shën Naum, në pjesën e bulevardit Turisitçka në gjatësi prej 3,5 kilometra. Në vendin e ku kryhen aktivitetet është vendosur sinjalizim përkatës komunikacioni.

Nga 21.05.2019 filloi ndërtimi i Rrugës ekspres A4 Shtip – Radovish në: pjesa Shtip jug (Sofilari) – Buçim (km5+000 deri në km28+560) në pajtim me Marrëveshjen nr.001-EBRD/17.

Më 08.02.2019 në drejtimin A4 Shkup Petrovec dhe anasjelltas, më saktësisht në  nyjen rrugore Petrovec, është kryer ndryshim afatgjatë i regjimit të komunikacionit  në atë mënyrë që është mbyllur përfundimi i autostradës Shkup – Veles, që çon drejt f.Petrovec, ndërsa gjendet para lagjes Petrovec dhe i njëjti është vendosur pas lagjes Petrovec. Nga drejtimi rrugor Veles – Shkup përjashtimi për f.Petrovec është vendosur para lagjes Petrovec, ndërsa është i mbyllur përjashtimi që gjendet pas lagjes Petrovec.

U bëjmë apel pjesëmarrësve në trafik për lëvizje të kujdesshme në këtë aks rrugor përshtatjen e shpejtësisë dhe respektimin e sinjalizimit të vendosur kohor për shkak të fillimit të aktiviteteve ndërtimore.

NP Rrugët e Maqedonisë njofton për rikonstruime të sendërtimeve dhe sanimeve të aksit rrugor P1206 Siniçane – Pirrok – Vrapçisht dhe të aksit rrugor A2 lidhja me Negotinën.

Shtrabak kryen rikonstruim të plotë në aksin rrugor Tetovë – Kodra e Diellit që do të zgjasë deri në fund të vitit 2019.

Marketing