Qarkullimi para Qeverisë i mbyllur për shkak të protestës të VMRO-DPMNE-së

Qarkullimi në bulevardin Ilinden para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë është mbyllur për shkak të protestës të paralajmëruar në orën 20:00, njoftojnë nga Ministria e Brendshme.

Marketing

Prej orës 20:00, ura “Goce Dellçev” do të mbyllet dhe qarkullimi nga policia rrugore përkohësisht do të ridrejtohet në rrugët përreth varësisht nga lëvizja e qytetarëve. Ministria e Brendshme njofton se automjetet e transportit publik të qytetit do të lëvizin përgjatë rrugës “Dimitrija Çupovski” në “Rekord” në të dy drejtimet.

Marketing