Qatip Osmani: Besimi në ekip është rikthyer dhe jemi të gatshëm kundër Sherif Tiraspol

Qatip Osmani theksoi se besimi i ekipit që ra pas humbjes nga TNS është rikthyer dhe për ndeshjen e ardhshme me rivale të Moldavisë, ai thotë se do të ketë dy ndeshje që ekipi do të përpiqet të fitojë.

Marketing

“Jemi të gatshëm për ndeshjen e nesërme. E kemi analizuar mjaft mirë kundërshtarin, i kemi përcjellë 5 ndeshjet e tyre të fundit dhe mund të them se bëhet fjalë për një skuadër shumë cilësore. Në dy ndeshjet e raundit të parë kundër TNS-së, u paraqitëm me dy fytyra, ndërsa tani do të mundohemi që të ruajmë koncentrimin në nivel të lartë. Besoj se kjo do të jetë kyçe për suksesin tonë në dy luftimin me moldavët” – tha Osmani

Ndeshja Shkendija – Sherif Tiraspol luhet të martën, me fillim prej orës 20:15 në arenën “Filipi i Dytë”.