Qazimi pret në vizitë drejtoreshën për Arsim profesional dhe të rritur të Kosovës

Drejtoresha e Qendrës për arsim të të rriturve Lindita Qazimi sot ka pritur për vizitë një delegacion nga Republika e Kosovës në përbërje të Agjencionit për arsim profesional dhe të rritur, ndërkohë që vizitën e bën të ditur vet drejtoresha Qazimi përmes një postimi në rrjetet sociale.

Marketing

‘Sot për vizitë pune në Qendrën për arsimin e të rriturve qëndroi drejtoresha e Agjensionit për arsim profesional dhe arsim për të rritur e Republikës së Kosovës bashkë me stafin e saj. Qëllimi i vizitës ishte që të bisedohet rreth problematikave të fushës që janë pjesë e institucioneve tona dhe mundësitë e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e arsimit joformal’, thekson mes tjerave drejtoresha Qazimi pas takimit.

Marketing