Që nga testimet e deri në vaksinim Ecolog krah shtetit gjerman (foto)

Që nga testimet e deri në vaksinim Ecolog krah shtetit gjerma

Marketing
  • Vaksinimi si proces është sfidues për shumë shtete, por Gjermania ia beson këtë Ecolog International
  • Sfidat globale, kërkojnë zgjidhje në kohë rekorde dhe me nivel profesionalizmi maksimal; por janë sfida aspak të frikshme për gjigandin e fushës sër shërbimeve Ecolog International
  • Ecolog International me paketë të plotë dhe komplekse të zgjidhjeve për shtetin gjerman, që nga testimi e deri në vaksinim
  • Ecolog ekspert i zgjidhjeve komplekse , rapide dhe maksimalisht profesionale vazhdon të dëshmoj pse është i pari 

Si formë e parandalimit të shpërndarjes masive të virusit Corona gjatë festave të fundvitit, shteti gjerman aprovoi fillimin e vaksinimit të popullsisë, më i madhi vaksinim në historinë gjermane të post-luftës.

Ecolog International përmes brandit EcoCare mbështet procesin e vaksnimit që filloi sot në Gjermani, megjithse kjo kompani ka qenë krah shteti gjerman që nga fillimi i pandemisë së Covid-19. Në fillim me testimet masive, duke vazhduar me ofrimin e mbështetjes logjistike në ndërtimin e qendrave të vaksinimit dhe tashmë me operim të këtyre qendrave.

Vaksinimi bëhet në qendra vaksinimi dhe në formë mobile përmes ekipeve mjekësore mobile, kompania Ecolog është pjesë e të dy formave, duke ofruar ekip mjekësor dhe administrative në qendrat e vaksinimit,  ndërsa ekipet mobile të vaksinimit janë të përbërë nga mjek, teknik medicinal, si dhe punonjës adminsitrativ. Formën mobile të vaksinimit Ecolog e mbështet në më shumë qytetet gjermane, paralelisht procesi mbështetet edhe në qendrat e vaksinimit me kapacitet maksimal të mundshëm.

Një nga qendrat e vaksinimit të Ecolog, të premten u vizitua nga përfaqësues të lartë shtetëror dhe nga media të shumta, që u pritën nga kryeshefi mejksor, Dr. Thomas Liedtk.

“Pas përvojës sonë me testet masive për zbulimin e koronës në vende të shumta ndërkombëtare, ne jemi të kënaqur që jemi në gjendje të japim një kontribut në luftimin e koronës në rajonet qendrore të Gjermanisë me vaksinat tona. Me stafin tonë të trajnuar posaçërisht për këtë detyrë, ne do të sigurojmë që qendrat e vaksinimit të funksionojnë mirë. Një shqetësim i veçantë i yni është kujdesi për njerëzit që nuk janë më të lëvizshëm, për shembull në institucionet e kujdesit për të moshuarit dhe infermierët, të cilët i përkasin grupit të veçantë të rrezikut në rast sëmundjeje, dhe mbështeten nga ekipet tona të vaksinimit mobil”- tha Liedtk para mediave të premten.

Përndryshe që nga shfaqja e pandemisë së Covid-19, kompania Ecolog International, ka zgjeruar fushën e veprimit dhe tashmë ofron edhe shërbime shëndetësore, përmes brandit EcoCare e cila funksionin në disa drejtime kryesore si organizimin e testime masive, krijimin dhe operimin e qendrave të vaksinimit dhe ekipeve të lëvizshme të vaksinimit në shtete të ndryshme brenda dhe jashtë Bashkimit Europian, përfshirë Gjermaninë, Luksemburgun, Belgjikën, Holandën, Mbretërinë e Bashkuar, etj.

 

Marketing