Qendra Akabe, Mbrëmja solemne e gjeneratës së dytë

Në ambientet e Restaurant Festina u shënua duaja e hatmes së nxënësve të Qendrës  Akabe.

Marketing

Qendra Akabe tashmë nga vatra e saj ka gjeneratën e dytë që kanë  mbaruar të gjitha nivelet e parapara.

Nxënësit e Qendrës Akabe u paraqitën me një program modest nën organizimin e Arlinda Esati Bela dhe Nurdane Ajdari.

Gjeneratat e reja janë dhe  ardhmëria jonë, këtë e dëshmuan edhe të pranishmit në sallën e stërmbushur.

Kryetari i Q.E.K. – AKABE, Senad ef. Ramadani në fjalimin e tij të shkurtër vëndoi theks të veçant mbi vizionin e Qendrës Akabe që tashmë kjo qendër është serioze dhe e pranishme tek çdo fëmij dhe familje  e këtij nënqielli.

Falënderojmë të gjithë ata që ndihmuan dhe na kanë dhenë s’paku mbështetje morale për të vazhduar.

Ne mbrëmë e morëm mesazhin, vazhdojmë edhe më fuqishëm.

Marketing