Qendra e re klinike, Filipçe fton VMRO-në të marrë pjesë në trupat e punës

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka dhënë thirrje publike dhe të hapur deri tek partia opozitare VMRO-DPMNE në të cilën kërkon me ekspertët e saj dhe kapacitete kuadrovike të përfshihen dhe të marrin pjesë në të gjitha trupat punues në projektin për ndërtimin e Qendrës së re klinike në Shkup.

Marketing

Thirrja për transparencë, thonë nga Ministria e Shëndetësisë, ka për qëllim t’u tregojë të gjithëve se gjithçka është publike dhe se interesi real janë pikërisht qytetarët dhe krijimi i Qendrës funksionale klinike për nevojat e tyre.

“Të jemi konstruktiv për të mirën e shtetit. I bëjmë thirrje VMRO-DPMNE-së të marrin pjesë dhe ta ndjekin punën e të gjithë trupave të përfshirë në projekt për punën e Qendrës së re klinike në Shkup. Kjo është mënyra e vetme që një projekt i tillë të ketë sukses për të mirën e qytetarëve në shtet. Së bashku të jemi pjesë e një projekti të suksesshëm. Në mënyrë transparente, së bashku të tregojnë se interesi ynë janë qytetarët, e jo grumbullimi i pikëve politike. Jemi të hapur për bashkëpunim, ju presim të jeni pjesë e grupeve të punës”, ka thënë ministri Filipçe në thirrjen e tij publike. .