Qendra Klinike “Nënë Tereza” në Shkup, korsi e veçantë për Ndihmën e Shpejtë

Në Klinikën “Nënë Tereza” në Shkup është zgjeruar hyrja kryesore, gjegjësisht është ndërtuar një korsi që do të shfrytëzohet vetëm për ndihmën e shpejtë. Kjo është pjesë e masave për përmirësimin e infrastrukturës në këtë klinikë.

Marketing

“Hyrja është bërë në mënyrë që të ketë qasje direkte nga Bulevardi “Nënë Tereza” direkt te Qendra Urgjente që të mos ketë vonesa që mund të jenë fatale për pacientët.”,- tha Marjan Paviq nga Ndërmarrja “Rrugë dhe Rrugica”- Shkup.

Po punohet edhe për ndërtimin e hyrjes së re nga rruga “Beogradska” drejt në Klinikës për Sëmundje Infektive.

“Të gjitha parametrat tregojnë se duhet të ketë një hyrje direkte e cila do t’i plotësojë të gjitha nevojat e Qendrës Klinike “Nënë Tereza. Hyrja do të jetë nga Rruga “Beogradska”, ndërsa daljet do të mbeten të njëjta, njëri në drejtim të divizionit të 50, siç është tani, megjithëse të gjithë do të sanohen.”,- u shpreh Ndërmarrja “Rrugë dhe Rrugica”- Shkup, Marjan Paviq.

Aktivitetet e ndërtimit në kuadër të Qendrës Klinike e përfshijnë edhe sanimin e trotuareve dhe ndërtimin e shtigjeve për transport të papenguar të pacientëve, ndërsa po rikonstruohen edhe parkingjet. Ekipet e rrugëve dhe rrugicave po punojnë edhe gjatë orës policore dhe pritet që aktivitetet ndërtimore të përfundojnë brenda 10 ditësh.

Marketing