Qendra tregtare e qytetit në Shkup do të bëhet me çati të gjelbër

Qendra tregtare e Shkupit do të bëhet me çati të gjelbër që do të shtrihet në sipërfaqe prej më shumë se 1.800 metra katrorë.

Marketing

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, në konferencën e sotme për shtyp informoi se projekti është financuar nga Qyteti i Shkupit, ndërsa në bazë të Memorandumit për bashkëpunim midis UNDP-së dhe Qytetit, në kuadër të Programit “Shkupi Rezistent”. Siç theksoi Shilegov, për projektin janë siguruar rreth 32 milionë denarë. Çatia e gjelbër, pret, që nga vera qytetarët të mund ta përdorin.

“Do të ndërtohen disa sipërfaqe të mëdha, do të mbillen mbi 29 pemë me cilësi të lartë shumëvjeçare, ndërsa do të ketë momente për aheng, në kuptim të shahut horizontal me figura të mëdha, një skenë verore ku qytetarët do të mund të kalojnë dhe kafene”, ka thënë Shilegov.

Përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së, Narine Sahakjan, sqaroi se kjo është teknologji e re me çka u jepet kthesë rreziqeve të reja nga ndryshimet klimatike, gjegjësisht valëve të të ngrohtit, me të cilat Shkupi është i rrezikuar.

Shtoi se fakt interesant është ajo që në periudhën e verës, kur temperatura në sheshin e qytetit është 27 gradë Celsius, në çatinë e Qendrës tregtare të qytetit është 37 gradë, që do të thotë se temperatura është më e lartë për dhjetë gradë.

“ky është një prej projekteve të përbashkëta në të cilat duhet të rritet rezistenca e qytetit të ndryshimeve klimatike dhe ku do të zbatohen teknologjitë më të reja në ndërtimin e rezistencës së tillë dhe zgjidhjes së problemeve”, tha Sahakjan.

Marketing