Qendra tregtare “East Gate” gati deri në vjeshtë të vitit të ardhshëm, rrumbullaksohet financimi i tij

Në Shkup sot ishte nënshkruar marrëveshja për kredinë më të madhe sindikale në vend në vlerë prej 72 milion euro me çka rrumbullaksohet financimi për ndërtimin e qendrës tregtare “East Gate”, i cili është pjesë e projektit multifunksional “Skopje East Gate”.

Marketing

Lider i kredisë është NLB Banka SHA Shkup, ndërsa përveç saj marrin pjesë edhe NLB Lubjanë, Komecijalna Banka SHA Shkup, Raiffeisen Bank Shqipëri dhe Halk Banka SHA Shkup.

Qendra tregtare do të jetë më e madhja në rajon dhe pritet të hapet deri në tetor-nëntor të vitit të ardhshëm. Sipas paralajmërimeve, do ta ketë brendin “Zara” më të madh në rajon në sipërfaqe prej 4.700 metra katror. Dyzet për qind e sipërfaqes në shoping qendrën do të jetë me 20 brendet të reja botërore të cilat deri tani nuk kanë qenë në shtet, ndërsa janë në vendet e Evropës qendrore dhe lindore.

“Qendra tregtare projektohet të ketë 12 milion vizitorë në vit, ndërsa qiramarrësit në vit të realizojnë neto fitim prej 120 milion euro. Ky projekt pritet të sjellë më shumë se 2500 punësime para se gjithash në sektorin e tregtisë, por edhe në veprimtimtaritë shërbyese kompatibile me tregtinë”, theksoi drejtori ekzekutiv i përgjithshëm i “East Gate”, Igor Davkov.

Siç potencoi, tashmë janë nënshkruar marrëveshje për qira me mbi 150 tregtarë dhe është dhënë mbi 80 për qind e qendrës.

Sipas drejtorit të Bordit drejtues të NLB Bankës SHA Shkup, Antonio Argir, me nënshkrimin e sotëm bankat tregojnë se së bashku mund të mbështesin projekte të mëdha zhvillimore edhe në kushte të krizës.

Përveç qendrës për shoping, ky projekt multifunksional në vete përfshin edhe ndërtim të hapësirës afariste dhe me cilësi të lartë rezidenciale. Sipërfaqja e tërësishme ndërtuese arrin mbi 500 mijë metra katror.

Nga “Balfin grupacioni” janë të kënaqur prej mbështetjes që e marrin prej bankave dhe institucionet shtetërore. Grupacioni është i njohur për ndërtimin e Skopje Siti moll, ndërsa e pranishme është edhe në disa shtete të Ballkanit Perëndimor dhe në Evropë. Punëson më shumë se gjashtë mijë njerëz.

Marketing