Qentë e Joe Biden me llogari në Twitter dhe Instagram

Champ dhe Major janë qentë e Joe dhe Jill Biden, të cilët do të zhvendosen të jetojnë në Shtëpinë e Bardhë.

Marketing

Biden mori Champ kur ishte akoma një qenush në vitin 2008 dhe emri i tij i referohet babait të Joe që i tha djalit të tij “Çohu, kampion” kur ai ishte i vogël.

Kurse Major tashmë ka bërë histori duke qenë qeni i parë i strehuar që do të shijojë jetën në Shtëpinë e Bardhë.

Për fat të mirë për të gjithë tifozët e tyre atje, Champ dhe Major tani kanë zhytur putrat e tyre në mediat sociale dhe tani po bëjnë postime për ndjekësit e tyre nga e gjithë bota.

Ata janë shumë aktivë në rrjete sociale me postime e foto.