Këshilli Kombëtar Rinor i Maqedonisë morri grant prej 10 mijë eurove nga Qeveria, për projetkin Youth Wiki ose “vikipedia për të rinjë” platformë e cila përmban 9 fusha për hulumtim. Grantet u ndanë në bashkëpunim edhe me Agjencinë Kombëtare për Programe Evropiane Arsimore dhe Mobilitet si dhe me Zyrat e Bashkimit Evropian.

Kryeministri Zaev gjatë fjalimit të tij tha se të rinjtë me entuziazmin dhe energjinë e tyre janë forca lëvizëse e këtij vendi. Bllazhe Malevski nga Këshilli Kombëtar Rinor tha se kjo platformë është e rëndësishme për krijimin dhe monitorimin e politikave në vend.

Shumë shpesh ndodh që të rinjtë janë të përjashtuar nga krijimi i politikave dhe tani është koha që kjo të rregullohet. Youthwiki është një platformë online në të cilën të rinjtë mund të prezantojnë qëndrimet, opnionet, informacionet rreth politikave të të rinjëve jo vetëm në nivel kombëtar por edhe në nivel lokal- tha Llukash Holub, udhëheqës për çështjet poltike pranë Zyrës së Bashkimit Evropian.