Qeveria anuloi 89 vendime të ministrit Çulev

Qeveria anuloi vendimet e Ministrit të brendshëm teknik Naqe Çulev. Në seancën e mbrëmshme qeveritare, 89 vendimet për shpërndarje brenda strukturave të policisë të miratuara nga Çulev më 6 dhe 7 shkurt, i shfuqizoi paraardhësi i tij në këtë funksion, kryeministri teknik Oliver Spasovski.
Qeveria e RMV-së;

Marketing

“Në bazë të Ligjit për Qeverinë, në përputhje me paketën e ligjeve të dala nga Marrëveshja e Përzhinës, Ministri i brendshëm teknik mund të bëj deri në 15 shkarkime ose shpërndarje.”

Zëvendësja ministrja plotësuese e MPB-së Sllavjanka Petrovska sqaroi për Alsat se ajo nuk i kishte firmosur këto 89 vendimi, pasi kanë qenë në kundërshtim me ligjin e MPB-së dhe aktet nën ligjore të tij. Sipas Pretovskës në vend të 10% të parashikuar për shpërndarjen horizontale të punonjësve, Çulev ka bërë edhe avancime.

Por, Ministri Naqe Çulev mohon të ketë bërë shkelje. Ai akuzoi kryeministrin teknik Spasovski se në mënyrë të jashtë ligjshme po mban dorën e zgjatur në MPB. Ai përmes një telegrami kërkoi nga strukturat e brendshme në polici që të veprojnë sipas rregulloreve ligjore duke aluduar në zbatimin e urdhrave të tij.

Oliver Spasovski u zgjodh kryetar i Qeverisë, i cili duhet të mundësojë zbatimin e zgjedhjeve parlamentare, dhe ndërhyrje e tillë nga ai dhe nga Qeveria në kompetencat e mia si Ministër i Brendshëm është bërë me qëllim të krijimit të kaosit dhe të mos funksionimit të plotë në punën e Ministrisë së brendshme. Për të shmangur kaosin e mëtutjeshëm në punën e institucionit, me një telegram që lëshova këtë mëngjes unë detyroj të gjitha njësitë organizative të veprojnë vetëm dhe ekskluzivisht në përputhje me rregulloret ligjore”-tha Naqe Çulev, ministër i Punëve të Brendshme.

Sipas Çulev, vendimi i qeveria shkel Ligjin për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore në nenin 47, paragrafi 1, i cili thotë se “Me punën e Ministrisë udhëheqë ministri.” Çulev i adreson akuza Spasovskit se a do të mbaj përgjegjësi politike nëse shfuqizimet e vendimeve të nënshkruara prej tij rrezikojnë sigurinë dhe qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Marketing