Qeveria britanike akuzohet për shkelje të lirisë së medias gjatë pandemisë

Reporterë pa Kufij ka akuzuar qeverinë britanike për shkeljen e lirisë së medias gjatë izolimit për shkak të COVID-19.

Marketing

Sipas Reporterë pa Kufij, qeveria u përgjigj në mënyrë “hakmarrëse” gjatë raportimit për publikun në lidhje me pandeminë, nxiti fushata injoruese ndaj gazetave dhe kufizoi gazetarët të merrnin pjesë në konferencat për shtyp të qeverisë.

Kjo, ushqeu një klimë armiqësore dhe mosbesimi në mediat britanike.

RSF kritikoi zyrtarët për përdorimin e shprehjeve si “akuza të rreme”, “gënjeshtra dhe gabime”, “artikull i pasaktë” dhe “mos besoni gjithçka që lexoni në gazeta”.

Në veçanti, media u sulmua pas disa lajmeve se këshilltari i kryeministrit Boris Johnsons, Dominic Cummings kishte thyer rregullat e karantinës. Ai u kap duke udhëtuar 260 milje nga Londra në Durham me familjen e tij ndërsa gruaja e tij vuante nga simptomat COVID-19. Cummings pranoi se ai kishte shkelur kufizimet.

“Ne jemi të alarmuar nga reagimi shfajësues i qeverisë ndaj interest publik duke quajtur lajmet si “të rreme” dhe që vijnë nga “gazeta të paguara”. Këto taktika si te Trampit shërbejnë vetëm për të nxitur armiqësinë dhe mosbesimin e publikut në media. Kjo prirje shqetësuese sigurisht që nuk është në përputhje me përkushtimin e deklaruar të qeverisë për të mbrojtur lirinë e mediave botërore dhe duhet të ndalojë menjëherë para se klima e lirisë së shtypit në Mbretërinë e Bashkuar të përkeqësohet më tej “, tha drejtoresha e Zyrës së RSF në Mbretërinë e Bashkuar, Rebecca Vincent.

Marketing