Qeveria dha pajtueshmëri për partneritet publik-privat për dy elektrocentrale fotovoltaike në vendin e TEC Osllomej

Qeveria në mbledhjen e sotme të 35-të solli vendim për dhënie të pajtueshmërisë për fillim të procedurës për ndarje të marrëveshjes për vendosje të partneritetit privat-publik për projektim, ndërtim, financim, ekonomizim dhe bartje të dy elektrocentraleve fotovoltaike në vendin e TEC Osllomej të dikurshëm.

Marketing

Nga shërbimi qeveritar për shtyp informojnë se sipas studimit fizibiliti për dy elektrocentraleve fotovoltaike me fuqi të instaluar prej minimum 40 MW secila, investim i Elektranave të Maqedonisë së Veriut si pjesë e vet në PPP, do të kthehet për një deri dy vite.

Në këtë mbledhje, Qeveria, gjithashtu, solli ndryshime të Vendimit për miratim të mjeteve nga Buxheti i RMV-së për vitin 2019, për subvencionim të qytetarëve të Komunës së Tetovës për furnizim dhe montim të pajisjes klimatizuese inverter me çka dha pajtueshmëri që mjetet që mbetën nga kjo masë të shfrytëzohen për dedikimin e njejtë, me çka numri prej 1.500 amvisërive që i zëvendësuan stufat me derivate fosile ndotëse do të rritet.