Qeveria do të mbajë mbledhjen e 70-të

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sonte, me fillim në orën 19:00, do të mbajë mbledhjen e 70-të tematike, tërësisht përkushtuar Informacionit për projektet që financohen përmes IPA 2 programeve në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Marketing

Në mbledhje, para ministrave, për shqyrtim do të gjendet edhe Informacioni për statusin e projekteve që financohen nga institucionet financiare ndërkombëtare dhe kreditorët bilateral në drejtim të shfrytëzimit të huave dhe granteve investuese për të njëjtat, përfshirë 30.04.2021.

Me konkluzionet dhe vendimet nga mbledhja e sotme tematike e Qeverisë, e cila do të mbahet përmes video-konferencës, opinioni do të informohet përmes kumtesës.