Qeveria do të ndërtojë 14 pishina, ja prej tyre në vendbanime shqiptare

Do të ndërtohen 14 pishina, për çfarë janë siguruar mjete në vlerë prej 30.000.000 denarë, ka vendosur sot Qeveria.

Marketing

Pishina do të ndërtohen në Shtip, Çair, Strumicë, Veles, Negotinë, Prilep, Manastir, Gostivar, Karposh, Aerodrom, Gjorçe Petrov, Kisella Vodë, Tetovë dhe Kërçovë, ndërsa komunat duhet të propozojnë lokacion dhe të sigurojnë leje për ndërtim.

Informacioni për realizimin e projektit, siç bëri të ditur pres shërbimi qeveritar, është miratuar në seancën e sotme.

“Në mënyrë shtesë, me konkluzion të Qeverisë së RMV-së, Agjencia për Rini dhe Sport është e obliguar në tre vitet e fundit t’i planifikojë dhe t’i përfshijë mjetet e nevojshme për realizimin e marrëveshjes në kërkesën buxhetore për vitin 2020, 2021, dhe 2022, ndërsa komunave Shtip, Çair, Strumicë, Veles, Negotinë, Prilep, Manastir, Gostivar, Karposh, Aerodrom, Gjorçe Petrov, Kisella Vodë, Tetovë dhe Kërçovë, u rekomandon të zgjedhin dhe propozojnë lokacion, për të cilin duhet të kërkojnë dhe sigurojnë leje për ndërtim”, thonë nga pres shërbimi qeveritar.