Qeveria do të negocioje me Helenik Petrolium, vitin e ardhshëm do të kemi gazifikim drejt Greqisë

Helenik Petrolium ka iniciuar, ndërsa Qeveria me kënaqësi do të pranoje takim dhe do të negocioje për gazifikimin, tha sot zëvendës kryeministri, Koço Angjushev.

Në pres konferencën në Qeveri, Angjushev duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve njoftoi se negociatat ende nuk kanë nisur, por do të nisin dhe kjo gjë për opinionin do të jetë e ditur.

“Helenik Petrolium inicioi takim me Qeverinë të cilën ne me kënaqësi do ta pranojmë. Nuk do të ikim nga asnjë takim e as nga problemet e trashëguara, duhet që të pranojmë dhe t`i zgjedhim”, nënvizoi zëvendës kryeministri.

Në lidhje me gazifikimin për në Greqi, informoi se aktivitetet do të nisin dhe konkretisht do të realizohen në gjysmën e dytë të vitit 2019. Tashmë ekziston memorandum mirëkuptimi dhe ai, ashtu si tha Angjushev, duhet që të nis të realizohet.

“Institucionet ndërkombëtare janë të interesuara për financimin e këtij gazifikimi. Ndërtimi i saj nënkupton konkurrencë në furnizimin me gaz, por edhe mundësi që Maqedonia të shndërrohet në vend transistor. Vitin e ardhshëm presim realizim. Tani do të bëhet projekti esencial, pas së cilës do të vijoje edhe tenderi”, informoi zëvendës kryeministri.