Qeveria e Republikës së Maqedonisë sot do të mbajë seancën e rregullt ku do të shqyrtojë informacionin për programin dhe prioritetet e presidencës austriake me Këshillin e Bashkimit Evropian, me kalendar për mbajtjen e mbledhjeve joformale ministrore të Bashkimit Evropian.

Me propozim nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, para ministrave do të gjenden tre projekt-dekrete dhe atë: dekret për metodologjinë për përcaktimin e kritereve për shpërndarjen e granteve të dedikuara për arsimin e mesëm në komuna për vitin 2019, propozim – dekret për metodologjinë për përcaktimin e kritereve për shpërndarjen e granteve të dedikuara për arsimin fillor në komuna për vitin 2019 dhe propozim – dekreti për metodologjinë për përcaktimin e kritereve për shpërndarjen e granteve të dedikuara për arsimin e mesëm në komuna dhe Qyteti i Shkupit për vitin 2019.

Qeveria sot do të debatojë për informacion për planifikimin e pajisjeve dhe modernizimin e Armatës së Republikës së Maqedonisë në buxhetin e propozuar të Ministrisë së Mbrojtjes për periudhën 2019-2021.

Si material për informim, në seancë do të shqyrtohet edhe raporti për punë i Këshillit të Inspektimit dhe informacion për punë të shërbimeve inspektuese për gjysmën e dytë të vitit 2018.