Qeveria do të sigurojë subvencion plotësues prej një denari për kilogram rrush të shitur për llojet “vranec” dhe “smedervka”.

Siç kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, në këtë mënyrë do të kontribuohet për rritje të rentabilitetit të prodhimit të këtyre dy llojeve më të përfaqësuara. Vendimi do të sillet në mbledhjen e ardhshme qeveritare.

Përveç këtij subvencioni plotësues, me qëllim të krijimit të prodhimit rentabil, Qeveria do të sigurojë mjete financiare për Shoqatën e vreshtarëve, në mënyrë që të mund të sigurojnë kontrolle shtesë në matjen e njësive të sheqerit, ndërkaq me qëllim që të mos ketë manipulime dhe të jenë të sigurtë në vlerësimet nga ana e vreshtarëve, shtohet në kumtesë.

Plotësisht, me programin e sivjetmë për mbështetje financiare në bujqësi, vreshtarët të cilët do të kenë prej 1 deri 10 hektarë vrshta, do të fitojnë në vend të 40.000 denarëve 48.000 denarë për hektar për mirëmbajtje të të mbjellave. I shndërruar në kilogramë, ky subvencion paraqet gjysmë denari për kilogram, që do të thotë se mbështetja e përgjithshme financiare së bashku me subvencioni plotësues do të paraqesë 1,5 denarë për kilogram.

Me qëllim që të dëgjohen të gjitha propozimet e vreshtarëve dhe të kultivuesve të verës dhe të sigurohen kushte për blerje të papengueshme sipas çmimeve rentabile, Minsitria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave që disa muaj para fillimit të vjeljes së rrushit të sivjetmë mbajti disa takime me të dyja palët, thuhet në kumtesë.

Javën e kaluar, kryeminsitri Zoran zaev dhe zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev, mbajtën takim me vreshtarët në kavadar, me qëllim që të shihen problemet me të cilat përballen vreshtarët dhe gjendjet në terren.

Në takim u konstatua se përveç çmimeve blerëse për vreshtarët paraqet problem edhe mënyra e matjes së njësive të sheqerit. pas takimit u bënë konsultime dhe analiza shtesë në koordinim me minsitrin e Bujqësisë, Ljupço Nikollovski.
Me atë rast, analizat treguan se bodrumet më të vogla të verërave të cilat eksportojnë verë cilësore e kanë rritur çmimin blerës.

MBPEU në mënyrë të vazhdueshme do ta ndjekë blerjen e rrushit, me qëllim që të garantohet blerja e papenguar.