Ka mundësi që një pjesë e aksioneve të qeverisë në Telekomin e Maqedonisë të shiten, jo zyrtarisht mëson TV21. Në këtë temë është biseduar në kabinetin e qeverisë, por vendim ende nuk ka. Shitja e aksioneve do të varet nga gjendja me pandeminë.

Paratë nga shitja e pjesës së shtetit në Telekom – Maqedoni, gjegjësisht 34,8%, do të shfrytëzoheshin për mbushje të vrimave buxhetore dhe për zbutje të pasojave financiare nga kriza me virusin korona. Për privatizimin e mundshëm të kompanive të caktuara foli edhe kryeministri Zoran Zaev. Ai paralajmëroi se përveç Postës së Maqedonisë, ka gjasa të privatizohen edhe ndërmarrje të tjera publike, edhe pse ai nuk e përmendi Telekomin e Maqedonisë.

“Partneriteti publiko privat do të jetë një prej preokupimeve të Qeverisë. Një nga institucionet e tilla për të cilat mendojmë janë QTE Negotinë, Hekurudhat e Maqedonisë, Transport, nuk e di Eurokompozit, Kollska e Velesit dhe disa institucione tjera”, deklaroi Zoran Zaev – Kryeministër i Maqedonisë së Veriut.