Qeveria do t’ua ndajë 75 komunave, 35 milion euro

Investimet e kompanisë turke TAV, të cilat ishin të dedikuara për aeroportin kargo të Shtipit, do të riorientohen për projektet infrastrukturore në komunat e Maqedonisë së Veriut.

Marketing

Qeveria ka vendosur që 35 milion euro tua ndajë 75 komunave të Maqedonisë së Veriut për të realizuar gjithsej 92 projekte.

“Këto mjete janë për realizimin e projekteve infrastrukturore që do të përmirësojnë cilësinë e jetës së qytetarëve” deklaroi zëdhënësi i Qeverisë Muhamet Hoxha.

Siç njoftua nga Qeveria bëhet fjalë për projekte për furnizim me për ujë të pijshëm, kanalizimeve fekale dhe atmosferike rikonstrumin dhe ndërtimin e rrugëve lokale, rikonstrumin e kopshteve për fëmije, rikonstrumin e shkollave të mesme si dhe shumë projekte tjera.

Gjithashtu nga Qeveria sqaruan se Qyteti i Shkupit nga këto mjete do të ketë në dispozicion gjithsej 6 milion euro për realizimin e dy projekteve, edhe atë për ndërtimin e aksit rrugor në Mumin Potok dhe projektin për ndërtimin e urës në lagjen Karposh.

Siç u bë e ditur, projekte janë parapara të realizohen edhe në komuna që janë në kuadër të Qytetit të Shkupit, si komuna e Sarajit, Butelit, Karposhit dhe Komuna tjera. Mbi 1 milion euro do tu ndahen edhe komunave tjera si: Tetovës, Shuto Orizares, Kërçovës, Shtipit, Çair , Strumicë dhe Strugës.

Marketing