Qeveria e “kacafytjeve”!

Qeveria teknike akoma po mbushur një javë është përfshirë në vulgun e përplasjeve mes ministrave dhe zv/ministrave, që vijnë nga dy kampet politike LSDM dhe VMRO-DPMNE. Ministrja e Punës dhe Politikave sociale, Rashel Mihrazi dhe ministri i brendshëm, Naqe Çulev janë dy ministrat nga radhët e VMRO-DPMNE-së që janë pjesë e debatit dhe përplasjeve, përcjell INA. Sipas LSDM, këto kuadro të propozuara tregojnë se për mosnjohje të punëve dhe se ata po përhapin të pavërteta. Nga LSDM fajësojnë Mizrahin si jo kompetente për të udhëhequr me këtë resor, aktivistë pro qeveritar në rrjetet sociale kishin vërejtje edhe për origjinën e saj hebraike. VMRO-ja këto akuza i cilësoi si gjuhë të urrejtjes. Por nga ana tjetër, VMRO-DPMNE theksoi se mbi 4.100 militantëve partiak të LSDM janë punësuar gjatë dy muajve të fundit, duke u bërë pjesë e fushatës për vota.

Marketing

“Këto punësime u bënë kur LSDM e dinte se do të ketë qeveri teknike dhe zgjedhje që do të thotë se kanë bërë prishje të procesit zgjedhor.”, theksoi VMRO-DPMNE, duke shtuar se do të rishikohen këto punësime.

Mandati i Qeverisë teknike zgjat deri në momentin kur Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i shpall rezultatet finale të zgjedhjeve, të cilat do të mbahen më 12 prill.

Marketing