Qeveria e Maqedonisë miratoi vendim për udhëtarët që i zë ora policore në kufi

epa08520659 Police officer takes documents from a motorist at the 'Bogorodica' border crossing between North Macedonia and Greece, near the southern city of Gevgelija, North Macedonia, 01 July. Greece reopened the Evzoni border crossing with North Macedonia to EU citizens and from 14 other countries which are on a list approved by EU authorities. All travelers arriving to Greece are required to fill a Passenger Locator Form (PLF) at least 48 hours before check-in. The form is part of the country's planning for protection against the coronavirus disease (COVID-19) pandemic and will allow authorities to create barcodes for travelers so that testing of new arrivals can be targeted. EPA-EFE/GEORGI LICOVSKI

Qeveria e Maqedonisë miratoi vendim për udhëtarët që i zë ora policore në kufi
Qeveria e Maqedonisë miratoi vendim për udhëtarët që i zë ora policore në kufi
Publikuar 20:27 16 Mars, 2021
Problemi me udhëtarët që vijnë nga jashtë, dhe i zë ora policore në kufijtë e Maqedonisë së Veriut, është zgjidhur nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

Marketing

Në seancën që u mbajt sot, është plotësuar vendimi paraprak, për çfarë udhëtarët do të mund të kalojnë kufirin, dhe të kthehen në shtëpitë e tyre, edhe nëse në vend ka filluar ora policore.

“Në seancën e sotme të Qeverisë është vërtetuar përfundimi i Shtabit të Covid-19 për plotësim të lëshimeve për ndalesës së lëvizjes, me çka shtetasit e huaj të cilët kanë leje qëndrim në vend, dhe të cilët hyjnë në vend gjatë periudhës kur është aktive ndalesës për qarkullim, apo kanë dalë nga shteti para se të shpallet kufizimi i lëvizjes, mund të kthehen në shtëpitë e tyre“, njoftojnë nga Qeveria.

Udhëtarët presin në kufi derisa të kalojë ora policore, Qeveria u përgjigjet

Përndryshe, që nga 10 marsi, kur në vend hyri në fuqi sërish ora policore, qytetarë të shumtë janë ankuar se kanë mbetur të bllokuar me familjet e tyre në kufijtë e vendit, për shkak se nuk janë lejuar të kalojnë kufirin ngaqë në fuqi ka qenë ora policore.

Për këtë problem ka folur edhe kryeministri Zoran Zaev.

Marketing